Punonjësit e ambulancave, një pagë shtesë

27/12/2011 00:00

Punonjësit e qendrave shëndetësore do të përfitojnë deri në një pagë
financim shtesë për këtë fund viti si shpërblim ndaj realizimit të
indikatorëve të performancës dhe bonusit.

Mjeket e Qendrave Shendetsore kanë realizuar në masën 90 % numrin e vizitave të planifikuara,ndërsa treguesi i cilësise është realizuar në masen 50 %.Sipas drejtoreshës se ISKSh-së Elvana Hana, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar qendrat shëndetësore kanë tërhequr rreth 70 milionë lekë më shumë si rezultat i rritjes së numrit të vizitave.

Rreth 310 milionë leke do te shperndahen per 9350 punonjes te Qendrave Shendetsore, 2000 mjeke familje, 6600 infermiere dhe punonjes te tjere.Fondet kane kaluar tashme ne llogarite bankare te qendrave shendetsore dhe duhet te ndahen brenda muajit dhjetor.

Top Channel