Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, gjatë një konference për shtyp, deklaroi
se në Shqipëri kanë mbetur edhe 38 mijë municione të pademontuara. 

Sipas Imamit, për shkak të akuzave në fillim të vitit se Shqiperia i kishte shitur arme Libisë, nuk u arrit të kishte shitje sipas planifikimit.

“Mbeten per t’u demontuar edhe 38 mije tone municione te teperta, qe jane parashikuar te asgjesohen ne dy vitet e ardhshme. Ministria e Mbrojtjes nuk ka shitur asgje ne Libi, por zhurma e brendshme ndikoi negativisht ne shitjet. Nese vitin e kaluar kemi shitur rreth 4 mije tone, kete vit jemi me pak se 2500 tone. Nuk i kemi realizuar ato objektiva qe ne do te deshironim. Kemi dhuruar nje sasi te vogel automatikesh per Afganistanin. Behet fjale per rreth 10 mije kallashnikove”, tha Imami.

Ne lidhje me rishikimin strategjik per te cilen opozita ka ngritur shqetesimin se nuk jemi ne te njejten linje me ate te vendeve anetare te NATO-s, Imami deklaroi se eshte vetem ceshtje kohe.

“Nuk do ta kishim te mundur kurrsesi qe ne te nisnim nje proces, i cili te ishte paralelel me rishikimin e dokumentit themelor te vete NATO-s. Opozita e ngriti kete problem ne tetor, kur ne kishim nje vit qe ne e kishim nisur procesin, qe kerkon kohen e tij. Ne nuk mund ta nisnim perpara”, tha Imami.

Ushtria Shqiptare gjate vitit 2011 morri pjese ne 340 operacione ne ndihme te komunitetit, per te perballuar permbytjet ne veri te vendit, si edhe shuarjen e zjarreve masive ne fillim te veres.

Top Channel