Berisha feston me fëmijët romë

27/12/2011 00:00

Kryeministri Sali Berisha i ka mbyllur takimet e fundvitit me një festë të vogël të organizuar për fëmijët e komunitetit rom.

I shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha, me festën”Festa për fëmijët romë”, cifti kryeministror  ka krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse në një nga ambientet e godinës së qeverisë.

Duke u përpjekur të gjejë një gjuhë sa më të thjeshtë dhe të kuptueshme nga fëmijët, kryeministri Berisha u premtoi të vegjëlve kujdes të vecantë për të përmirësuar sa më shumë jetën e tyre, e cila përballet jo me pak vështirësi, që nga strehimi dhe deri tek shkollimi i fëmijëve të komunitetit rom.

“Nga kopshti ju do shkoni në shkollë, nga shkolla në jetë, duke e ndjekur shkollën gjithnjë e më të sigurt. Ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka për kushte më të mira për ju, do bëjmë gjithçka që ju të keni një të ardhme tjetër, ashtu siç e meritoni, ndryshe nga prindërit tuaj”, tha kryeministri.

Gjatë festës me fëmijët, zoti Berisha është zhveshur nga cdo xhest kryeministror dhe së bashku me fëmijët kanë ndjekur një minispektakël argëtues me magjinë e sjellë nga lojërat e prestigjatorit.

Top Channel