Shqiptarët bëhen kursimtarë

26/12/2011 00:00

Edhe pse atmosferë festash, shqiptarët duket se nuk duan të shpenzojnë
shumë. Edhe pse mund të lëvizin të  lirë, pa viza për të dytin vit
radhazi, të dhënat e agjensive turistike tregojnë se nuk ka rritje të
numrit të shqiptarëve, që kane zgjedhur ta kalojnë Vitin e Ri jashtë
Shqiperise.

“Këtë vit njerëzit janë më të kthjellët ne zgjedhje. Numri është në të njëjtat ritme si vitet e tjera. Destinacionet janë vendet e rajonit, por nuk mungojnë edhe qytetet perëndimore si Paris, Vjenë dhe Bruksel”, thotë menaxheri i turizmit Flogert Xhabrahimi, duke shtuar se më shumë shqiptarët preferojnë vendet fqinje, për shkak të ditëve më të pakëta ne dispozicion, por edhe cmimeve më të mira.
 
Sipas operatoreve turistike kriza ekonomike ne vendet fqinje, ka bere qe emigrantet te tregohen disi me te rezervuar kete vit per te prenotuar bileta per te afermit e tyre ashtu sikunder ndodhi nje vit me pare.

“Gjithesesi shqiptarët janë të haresë dhe të gëzimit dhe kanë mësuar dhe preferojne që të udhëtojnë. Vendet turistike më të kërkuara janë kryeqytetet e perëndimit, por kemi patur edhe kërkesa për të festuar Vitin e Ri kinez”, shton Eni Pejo, agjent turistik.

Pamundesite ekonomike, shpesh shqiptaret i justifikojne me menyren tradicionale te te festuarit bashke, ne ngrohtesi familjare naten e nderrimit te viteve.

Top Channel