Grabitjet, vritet një shqiptar në Itali

26/12/2011 00:00

Përpjekja për të hyre në një vilë të izoluar në afërsi të Recanatit në
zonen e Macerates, i ka kushtuar jeten një shtetasi shqiptare.

I zoti i baneses, kur ka degjuar zhurme ka dale ne dritare dhe ka qelluar me nje revole qe e kishte me leje te rregullt. Ne vendin e ngjarjes ka mbetur i goditur rende ne koke, nje shtetas shqiptar, i cili nderroi jete pak ore me pas ne spitalin e Ankones.

Forcat e rendit po hetojne per te hedhur drite mbi episodin dhe po kerkohen dy persona qe me sa duket kane qene me viktimen.Mendohet se kjo eshte nje nga bandat e vjedhjeve neper banesa, qe kohet e fundit kane goditur kete zone. Madje pak dite me pare policia italiane, pas nje sere verifikimesh dhe kontrollesh, hodhi hipotezen e te ashtuquajturve hajdute ditore. Behet fjale per shtetas shqiptare qe vijne ne Itali, kryejne nje ose disa vjedhje ne banesa a dyqane dhe kthehen serish ne Shqiperi, jo rralle edhe brenda.

Top Channel