Durrës, djali plagos babanë me thikë

26/12/2011 09:35

Një 30-vjeçar në Durrës ka plagosur të atin me thikë duke e goditur në qafë.

Enis Kapo goditi edhe disa herë të tjera me thikë babanë në pjesë të tjera të trupit.

Sherri mes babait dhe djalit ndodhi për shkak të një konflikti dhe i plagosuri po i nënshtrohet operacionit.

Ngjarja ndodhi në banesën e tyre, në afërsi të Shkollës së Muzikës.

30-vjeçari është arrestuar nga forcat e rendit.

Top Channel