Rrugët nacionale, rrezik nga akulli

24/12/2011 00:00

Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës ulja e temperaturave ka sjellë problemin e ngricave dhe akullit në rrugë.

Gjatë orëvë të mëngjesit në disa pika të akseve nacionale prania e akullit është bërë problematike. Probleme me akullin ka patur në Qafen e Llogarase, Qafa e Muzines, ne rrugen nacionale Përmet-Leskovik.

Ne Qafen e Qarrit, rruga Erseke-Korce keshillohet te evitohet ose te perdoren me kujdes zinxhiret. Edhe ne Qafe-Thane ka prani akulli, ndersa ne oret e para te mengjesit, probleme me ngricat kishte edhe ne Qafe-Krrabe. Ne qarkun e Gjirokastres disa komuna ne Permet jane te bllokuara, edhe ne Korcë jane bllokuar komunat ne zonat e thella ne Dardhe, Lekas dhe Moker, disa rruge ne keto komuna jane te pakalueshme.

Debora ka bere te pakalueshme rruget Tamare-Vermosh dhe Boge-Theth, trashesia e debores ne keto zona eshte mbi 1 meter. Edhe ne qarkun e Kukesit disa fshatra ne Tropoje jane bllokuar ndersa ne rruget nacionale ka prani akulli. Probleme te ngjashme ka edhe ne komunat e Dibrës dhe Bulqizës.

Probleme janë hasur në komunat Qafë-Buall, Fushë-Bulqizë e Maqellarë. Në Dibër mbeten të izoluara komunat Lurë, Kala e Dodës e Sllove. Drejtorite rajonale te rrugeve po punojne per te mbajtur te hapura rruget dhe kalimin.

Top Channel