Bora shkakton probleme në Krujë

24/12/2011 00:00

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme edhe në rrethin e Krujës,
kryesisht në zonat malore. Trashësia e dëbores ka arritur rreth 30
centimetra.

Nderkohe qe asnje mjetepastrues nuk ka nderhyre per hapjen e rrugeve lidhese. Te vetmet mjete qe kan mundur te hyjne ne kete zone kane qene ato te tonazhit te rende dhe foristradat.

Per shkak te reshjve te debores popullata po perballet me veshtiresi per furnzimin me ushqim nga qyteti i Krujes. Mesohet se ne zonen e Malesise se Krujes ka problem edhe me furnizimin me energji elektrike.

Rrugët nacionale, rrezik nga akulli

Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës ulja e temperaturave ka sjellë problemin e ngricave dhe akullit në rrugë.

Gjatë orëvë të mëngjesit në disa pika të akseve nacionale prania e akullit është bërë problematike. Probleme me akullin ka patur në Qafen e Llogarase, Qafa e Muzines, ne rrugen nacionale Përmet-Leskovik.

Ne Qafen e Qarrit, rruga Erseke-Korce keshillohet te evitohet ose te perdoren me kujdes zinxhiret. Edhe ne Qafe-Thane ka prani akulli, ndersa ne oret e para te mengjesit, probleme me ngricat kishte edhe ne Qafe-Krrabe. Ne qarkun e Gjirokastres disa komuna ne Permet jane te bllokuara, edhe ne Korcë jane bllokuar komunat ne zonat e thella ne Dardhe, Lekas dhe Moker, disa rruge ne keto komuna jane te pakalueshme.

Top Channel