Sukses i kardiokirurgëve

23/12/2011 00:00

Mjekët e shërbimit të Kardiokirurgjise në Qendrën Spitalore
Universitare në Tiranë kryejnë për herë të parë, 4 operacione të rralla
në zemër. Një grua 49-vjecare u paraqit me carje të aortës.

Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjise Edvin Prifti shpjegon se ndërhyrje kirugjikale të rralla dhe të suksesshme në zemer jane kryer edhe ne femije te sapolindur.

“Gruaja u shtrua në kushtet e emergjencës pranë shërbimit tonë dhe për herë të parë, në Shqipëri dhe dijeninë tonë edhe në rastet e para në Ballkan, realizohet një intervent i ri, i cili quhet “interventi i Dejvit”. Shpresojmë që këto iniciativa të gjejnë përkrahje profesionale dhe financiare vitin e ardhshëm dhe në vazhdim, me qëllim që ne të realizojmë projekte të tjera, sikurse është kirurgjia e fëmijëve”, tha Prifti.

Gruaja ishte paraqitur ne te gjithe spitalet private  por nuk ishte marre persiper.
 
“Asnjë shqiptar nuk duhet të dalë më jashtë kufijve të Shqipërisë, të trajtohet për sëmundjet me karakter kirurgjikal të zemrës. Tek ne është qendra më e mirë, më e përgatitur në trajtimin e sëmundjeve me karakter kirurgjikal të zemrës”, thonë ekspertët.

Drejtori i Qendrës Spitalore Univeristare Saimir Ivziku ka vleresuar ekipin e mjekeve per nderhyrjet e rralla ne zemer dhe garanton mbeshtetje ne projektet e tyre.

“Tashmë në QSUT, bëhen ndërhyrje tepër të vështira, duke filluar që nga katër ditë, që është fëmija i fundit që kemi bërë operacion dhe deri në moshat e thyera, me komplikacione të shumta, me ndërhyrje apo tipe të operacioneve, të cilat sot vlerësohen për shkallën e vështirësisë. Do të doja konfirmoja mbështetjen që do të japë Drejtoria e institucionit, në lidhje me punën që do të vazhdojë edhe për vitin që vjen, në lidhje me sigurimin e medikamenteve dhe materialeve të tjera mjekësore të nevojshme”, thotë Ivziku.
 
Sipas statistikave, ne vendin tone lindin rreth 300 femije me defekte zemer dhe mjeket thone se tashme shqetesimi i prinderve merr fund ne QSUT, pa dashur te marrin rruget neper spitalet e vendeve fqinje.

Top Channel