Aministia, biznesi: Të ndryshohet neni për garancitë

23/12/2011 00:00

Biznesi përshëndet shtyrjen e afatit të Amnistisë Fiskale, por i bën të
qartë qeverisë, se e vetme kjo masë nuk mjafton për të shmangur
dështimin e paralajmëruar të procesit.

“Dëshirojmë të presim që qeveri, maxhoranca apo parlamenti të bëjë ndryshimin e Amnistisë Fiskale, për atë cfarë ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë me forcë, pra ndryshimin e nenit 22, pika 4, e cila nuk i jep garancinë sipërmarrjes për të qenë pjesë e vetëdeklarimeve. Nga kontaktet e shumta qe ne kemi patur, qoftë për të promovuar sipërmarrës të ndryshëm që të jenë supjekte të Aministisë Fiskale, pengesa e parë ka dalë garancia dhe mossiguria që i jep ky ligj”, tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Zoti Jaka, që drejton dhomën më të fuqishme të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, atë të Tiranës thotë se ligji në formën aktuale është represiv.

“I jep mundësi suvjektive organeve tatimore që represionin e tyre ta thellojnë me formularin e vetëdeklarimit dhe kjo është gjeja më e papranueshme,jo vetëm nga Dhoma e Tregtisë, por nga cdo sipërmarrës që ushtron aktivitetin e tij në Shqipëri, qoftë i huaj, qoftë shqiptar”, tha Jaka.

Qeveria shpalli faljen fiskale në maj të këtij viti, pak ditë para zgjedhjeve lokale. Fillimisht procesi u la me afat deri në fund të vitit, por pak ditë më parë qeveria vendosi shtyrjen e tij për t’u dhënë më shumë kohë atyre që duan të deklarojnë pasuritë e paluajtshme.
 

Top Channel