Moti i keq përfshin vendin

21/12/2011 09:35

Moti i keq me reshje të dendura bore ka përfshirë të gjithë vendin. Në Bulqizë, komunat Ostren, Martanesh dhe Zerqan ka probleme me rrugët si pasojë e borës.

Trashësia e borës ka arritur deri në 15 centimetra, ndërsa temperaturat në -2 gradë Celsius.

Elbasan, mjetet e rënda po punojnë për zhbllokimin e akseve rurale nga bora, ku probleme kanë sidomos rrugët dytësore Elbasan-Gjinan dhe Dorëz-Qarishtë.

Mot i keq dhe në Gjirokastër, ku trashësia e borës në zonat malore arrin në 20 centimetra. Probleme me qarkullimin në komunat Zagori, Buz dhe Frashër për shkak të bores.

Nga moti i keq dhe reshjet është shkatërruar plotësisht ura që lidh komunat Buz e Ballaban. Kjo gjë ka lënë pa mësim nxënësit e shkollës së mesme në Ballaban.

Është bllokuar qarkullimi në Qafën e Llogarasë nga reshjet e dendura të bores. Reshjet që kanë rënë gjatë natës kanë bërë që policia të mos lejojë mjetet të kalojnë.

Top Channel