Vlorë-Sarandë, bllokim prej borës

20/12/2011 00:00

Aksi rrugor Vlorë-Sarandë është bllokuar për shkak të reshjeve të
dëborës. Segmenti i mbuluar nga dëbora është gjithsej 4 kilometra dhe
mjetet dëborëpastruese ndodhen në zonë duke punuar për hapjen e kalimit.

Nderkohe me dhjetra mjete u bllokuan per disa ore ne rruge per shkak te pamundesise per te kaluar.  

Debora ne zonen e llogarase ka sjelle dyndjen e njerezve nga qyteti vlores, të cilët duan të shijojnë bukuritë natyrore në këtë atmosferë festive.

Në mbrëmje rëndohet situata  

Ndërkohë që në orët e mbrëmjes në Vlorë, situata u rëndua edhe më tej nga reshjet e dëborës në Qafën e Llogarasë.

Moti i keq me reshje bore, bllokoi rreth 70-80 pasagjerë në këtë aks rrugor.

Në Qafë-Llogara, u bllokuan 2 autobusë dhe dhjetëra makina që po pëshkonin këtë rrugë.

Personat e bllokuar, në pamundësi për t’u kthyer mbrapsht, kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve.  

Top Channel