Pasi ka lënë burgun ku qëndroi dhjetë muaj, Ardian Jupi është kthyer në
shtëpi ku takoi për herë të parë nënën dhe vëllezërit e motrat më të
vogla.

Punonjesit sociale, te cilet kane suguarar gjate gjithe kesaj kohe veshmbathje per te, e shoqeruan deri ne vendin ku ndodhet shtepia e te miturit dhe ku familja e tij jeton ne nje mjerim qe kapercen cdo lloj imagjinate.

Edhe pse kjo duhej te ishte nje dite e shenjuar ne shtepine e tyre, babai i Ardianit nuk doli ta priste e madje ai nuk eshte fare ne shtepi. Ka ikur te kerkoje pune. Ne shtepine e Ardianit, i cili shfaqi trishtim nje dite me pare kur la burgun, kudo zoteron mjerimi. Shtepia eshte nje ndertese me blloqe betoni qe ka vetem catine, pa dritare, pa dysheme te shtruar, ne dhoma ka vetem nje krevat ku flene disa femije ndersa te tjeret flene pertoke, mbi një tapet që ia ka falur dikush.

Te gjithe motrat dhe vellezerit e tij, me i vogli prej te cileve eshte pese vjec nuk shkojne ne shkolle. Me i arsimuari eshte Ardiani me vetem tre klase shkolle. Nëna e Ardianit thotë se nuk ka mundësi t’i shkollojë fëmijët pasi duhen para për të blerë librat.

Te veshur keq dhe me kepuce te vjetra disa numra me te medhenj keta femije mes te cileve edhe Ardiani jane ne meshire te fatit. Nje dite me pare Ardiani sapo la ambientet e institutit, ku vuajti denimin per akuzen e vjedhjes, tregoi se vidhte për të siguruar bukën e gojës.

Punonjesit sociale te institutet te riedukimit thone se mjedisi familjar dhe shoqeror eshte shume i rendesishem per te miturit qe dalin nga burgu. Por tashme Ardianit i duhet te luftoje se bashku me familjen e tij ne betejen e eger te mbijeteses me varferine.

Top Channel