“Qentë të vihen në kontroll”

19/12/2011 00:00

Vitet e fundit është shtuar numri i shqiptarëve që mbajne kafshë si pit bull, rottweiler apo doberman. Veterinerët tregojne se është kthyer në modë që shqiptarët të preferojnë rraca qensh shumë të rrezikshem edhe pse këta kafshë në shumë vende të botës, konsiderohen si armë.

“Rottweiler është një qen i fortë dhe përdoret edhe në luftë. Pastori është shumë qen i fortë gjithashtu. Nëse nuk ka një trajtim të duhur, këto lloj kafshësh janë të rrezikshme dhe problematike. Edhe qentë e rrugës në kohën e ciftimit janë shumë agresivë”, thonë ekspertët.

Keta lloje qensh duhet te vaksinohen dhe e kane te detyrueshem mbajtjen e maskes.

“Në përgjithësi pronarët e qenve nuk janë shumë të informuar dhe nuk pyesin veterinerin për të marrë një këshillim të detajuar. Qentë duhen trajnuar dhe edukuar”, thonë veterinerët.

Ne Shqiperi sapo ka kaluar ligji qe i detyron pronaret e kafsheve te respektojne te gjitha rregullat per mbajtjen dhe edukimin e tyre.

“Eshtë vendosur, sipas ligjit, që pronari që ka një qen problematik gjobitet në rast se nuk i ka vënë maskë kafshës së tij”, thonë veterinerët. Por në fakt në rrugët e Tiranës ne shohim qen të rrezikshëm pa maska dhe që përbëjnë një rrezik të vazhdueshëm për njerëzit.

Qytetaret kerkojne qe strukturat shteterore te jene me te ndergjegjshme ndaj ketij fenomeni. Para pak ditesh nje person u sulmua nga dy pit bull, duke marre plage te medha ne gjymtyre dhe ne fytyre.

Top Channel