Mjekët tashmë duhet të kenë kujdes me sjelljen ndaj pacientit, si përsa i
përket trajtimit të duhur, ashtu edhe për mënyrën e sjelljes ndaj tyre.

Pacientet kane bere denoncime ndaj mjekeve qe lidhen me gjuhen e papershtatshme gjate vizites dhe arrogancen. Sipas drejtores së ISKSH-së, Elvana Hana, pervec etikes, si raste  me te renda jane denoncuar dhe mjekimet e gabuara dhene pacientit dhe kjo jo thjesht si gabim njerezor.

“Gjuha dhe sjellja joetike ndaj pacientit janë paraqitur ndër vite. Ka patur raste shumë të rënda që kanë patur të bëjnë edhe me mjekime jo të përshtatshme me barna, që nuk duhet të jenë ashtu sipas protokolleve. Të gjitha këto raste i kemi denoncuar te Urdhëri i Mjekut, por natyrisht këto kanë sporadike, pra të pabazuara në një memorandum bashkëpunimi, thjesht me disa shkresa që ne i kemi dërguar në rrugë institucionale”, thotë Hana.

Nje memorandum bashkepunimi me Urdhrin e Mjekut  penalizon mjeket, pervec gjobes deri dhe heqjen e licenses ne rastet e shkeljes se etikes.

Top Channel