Buxheti 2012 i bashkisë së Tiranës

19/12/2011 00:00

Bashkia e Tiranës ka nisur konsultimin me banorët e kryeqytetit për të bërë transparent projekt/buxhetin e vitit 2012.

Basha theksoi si prioritet punësimin, ku për këtë qëllim do të lehtësojë bizenset nga barra fiskale.

Në takimin me banorët e njësisë bashkiake numër 2, Basha tha se do të investojnë për infrastrukturën në 5 arterire kryesore.

Bashkia e Tiranës do të bëjë transparencën e projekt/buxhetit në të gjitha njësitë bashkiake.

Tiranë, bashkia premton godina të reja cerdhesh

Në kuadër të veprimtarisë së saj, bashkia e Tiranës premtoi disa ditë më parë se brenda dy viteve do të shtojë numrin e cerdheve në kryeqytet.

Kryetari i bashkisë Lulzim Basha tha se brenda 24 muajve do të planifikohen territoret ku do të ndërtohen godinat e reja.

Këto deklarata kryebashkiaku Basha i bëri gjatë vizitës në cerdhen nr.11 në Laprakë. Me fondet e OSBE, kësaj cerdheje i janë dhuruar batanije dhe lojëra për fëmijët.

Cmimet, task forca kontroll edhe në markete

Një tjetër nismë e rëndësishme ishte edhe nisja nga puna e task forcës së ngritur nga bashkia për të frenuar abuzimin me cmimet e produkteve ushqimore nga tregtarët. Para pak ditësh Task Forca ndaloi në tregun tek sheshi “Avni Rustemi”, ku kërkuoi afishimin e cmimeve.

Nënkryetari i bashkisë, zotit Edmond Panariti tha se pas tregjeve me shumicë dhe pakicë të fruta-perimeve, task forca do të ushtrojë kontrollet e saj në tregjet e lagjeve dhe supermarketeve në kryeqyet.

“Bashkia e Tiranës do të rikonstruktojë edhe tregje të cilat nuk plotësojnë parametrat e duhura për të ushtruar këto aktivitete, sic është tregu në zonën e Porcelanit”, tha Panariti.

Top Channel