Makina bie në lumë, vdes drejtuesi

18/12/2011 14:20

Një person mbeti i vrarë kur një aksident ndodhi të dielën gjatë orëve të drekës në afërsi të qytetit të Klosit.

Albert Guzi, drejtuesi i mjetit BMW, humbi kontrollin në vendin e quajtur “Rruga e Sul Batrës”, duke përfunduar në lumin disa metra poshtë rrugës kombëtare. Policia në vendngjarje ka mundur të rikuperojë trupin e pajetë të tij, por dyshohet se nuk ka qenë vetëm në makinë dhe se rrjedha e ujit mund të ketë marrë persona të tjerë që udhëtonin me të.

Një inspektor i policisë tha në vendngjarje që nuk përjashtohet mundësia që ai të ishte duke udhëtuar me të gjithë familjen kur ndodhi aksidenti.

Ndonëse rrethanat nuk janë ende të qarta, nga rindërtimi i deritanishëm i ngjarjes, duket se është shpejtësia e lartë ajo që është bërë shkaktare për këtë ngjarje të rëndë.

Një ditë më parë, një tjetër aksident në të cilin u përfshi një familje ndodhi në afërsi të Tepelenës, kur një automjet fuoristradë u përplas me një kamion. Si rrjedhojë, drejtuesja e mjetit, Arta Prendi, humbi jetën, ndërsa bashkëshorti dhe një mik i familjes ndodhen të dy në reanimacion, në gjendje kritike për jetën.

Top Channel