Sherr mes të rinjsh, një i vdekur

17/12/2011 00:00

Një konflikt banal për fërkimin e dy automjeteve gjatë një parakalimi në
mbikalimin e Sukthit është mbyllur me vrasjen e një 19-vjecari.

Tre të rinj kanë qëlluar me thikë mbi të duke e lënë të plagosur rëndë. Viktima, Blerim Hoxha nga fshati Xhafzotaj i Shijakut, ka ndërruar jetë pas mesnate në spitalin ushtarak të Tiranës, ndërsa shërbimet e policisë së Durrësit arrestuan tre personat e dyshuar, të tre nga Tirana. Të arrestuarit si autorë të dyshuar për krimin e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim janë Andri Toci, 22 vjec, Ervis Xheka 19 vjec dhe Armando Xheka 19 vjec.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes dhe për pasojë Hoxha mbeti i plagosur nga goditjet me thikë. Ai u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Durrësit, po gjendja e tij u vlerësua e rëndë nga mjekët lokale dhe ai u dërgua në Spitalin Ushtarak, ku dhe ndërroi jetë si pasojë e dëmtimit të arteries femurale dhe hemoragjisë së madhe.

Ndërkohë një 23-vjecar i armatosur dhe i maskuar tentoi të grabisë një kazino në qytetin e Korcës, por policia arriti ta arrestojë në kohë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës, kur Marjol Kolonjari, banues i lagjes numër 7 në këtë qytet, i dënuar më parë për plagosje personi, hyri me forcë në një kazino për të grabitur paratë në arkën e saj. Reagimi në kohë i policisë bëri të mundur arrestimin e tij.

Top Channel