Korcë, tenton të grabisë kazinonë

17/12/2011 21:15

Një prej kazinove në qendër të qytetit të Korcës është grabitur me armë. Policia e Korcës njofton se ka arrestuar një 23 vjecar, i cili dyshohet se ka hyrë gjatë natës në kazinonë e cila ndodhet tek blloku Rinia,  me maskë dhe i armatosur për të vjedhur arkën.

Sipas të dhënave të policise, me një qese plastike në dorë dhe i maskuar, i riu  i është drejtuar arkës nën kërcënimin e pistoletës, por kur ka konstatuar se atje nuk ka pasur njeri, ka qëlluar në ajër duke shkaktuar panik edhe mes personave që ndodheshin në këtë kazino.

Pas të shtënës është sinjalizuar policia e cila  ka mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të riut Marjol Kolonjari si dhe sekuestrimin e armës së tij.

Top Channel