Lojërat Olimpike 2012, blindohet Londra

16/12/2011 03:29

Ushtria blindon Londrën për lojrat olimpike Ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar se 13.550 trupa ushtarake do të ofrojnë sigurinë për Lojrat Olimpike të vitit të ardhshëm në Londër.

Anija më e madhe flotës detare, helicopter mbajtësja  HMS Ocean e sapo kthyer nga Libia dhe e famshme për videon e ekuipazhit të saj për krishtlindjet, do të vendoset në lumin Tamiz, që përshkron Londrën, ndërkohë që 7.500 trupa do të ofrojnë sigurinë në ambjentet olimpike.

Avione të tipit Tajfun do të dislokohen më afër Londrës për të ofruar mbulim nga ajri në rast nevoje gjatë shtatë javëve të këtyre Lojërave, ndërkohë një anije luftarke amfibe do t’i afrohet kryeqyetit e aftë për të mbajtur helikopterët Puma dhe Lynx.

Personel me qen të specilaizuar, ekspertë të caktivizimit të bombave dhe një personel prej 1000 vetësh të paaramatosur do të mbështesin 12 mijë  policët dhe autoritetet e tjera civile.

Megjithëse Ministria e Mbrojtjes nuk komenton për forcat speciale duket se shërbimet speciale ajrore dhe ato të anijeve do të jenë në gatishmëri në rast të ndonjë sulmi terrorist dhe do të jenë të vendosur nëpër vende të mbajtura sekret në qendër të Londrës.

Javën e kaluar qeveria britanike njoftoi një fond shtesë për sigurinë e Lojrave Olimpike e cila ka një buxhet prej 9.3 miliarde stërlinash, ndërkohë që trupat shtesë të njoftuara e cojnë në total numrin e personelit të mbrojtjes në 23 mijë vetë.

Londra është prej vitesh në gatishmëri të lartë ndaj sulmeve terroriste dhe konsiderohet si një objektiv i tillë aq më tepër në një aktivitetet kaq të madh sportiv botëror, i cili sipas Ministrit të Mbrojtjes do të jetë sfida më e madhe e sigurisë e Britanisë së Madhe në shumë dekada.

Top Channel