Fushë-Krujë, “shkatërrohet” ura e Gjoles

16/12/2011 15:10

Gjatë natës janë grabitur parmakët dhe tubat anësore të urës së Gjoles në Fushë-Krujë.

Sipas banorëve, grabitja ka ndodhur gjatë natës dhe në mëngjes ata kanë parë urën pjesërisht të zhveshur nga tubat dhe pjesët mbrojtëse metalike të cilat vendoseshin anash saj.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen dhe ndalimin e grabitjeve. Grabitja e pjesëve metalike të urave ka nisur të bëhet shqetësuese në këtë zonë, pasi pak kohë më parë edhe pjesët anësore të urës së Zogut në Milot, janë vjedhur dhe askush nuk është ndaluar për këtë problem.

Top Channel