Durrës, dënohen grabitësit e bankës

16/12/2011 00:00

Autorët e vjedhjes së një banke në qytetin bregdetar të Durrësit janë dënuar paraditen e sotme me 24 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Grabitja ndodhi në mes të ditës, në një rrugë tejet të populluar dhe me prani të shumtë forcash private të sigurisë, për shkak të numrit të madh të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin në të.

Ishin kamerat e sigurise qe ndihmuan ne identifikimin e shpejte te autoreve te grabitjes te cilet kane pranuar krimin dhe jane denuar per vjedhjen e filialit te bankes se nivelit te dyte ne qytetin e Durresit. Tre te pandehurit e ulur ne banken e te akuzuarve jane gjetur fajtore per veprat penale te “vjedhjes se bankave dhe arkave te kursimit”, si dhe “mbajtjes pa leje te armeve luftarake”.

Ne bashkim te denimeve dhe aplikimit te uljes se denimit me burgim, trupi gjykues i ceshtjes vendosi te denoje Admirim Elezin nga Durresi me 10 vjet heqje lirie, ne rolin e organizatorit te grabitjes, ndersa dy realizuesit e grabitjes, perkatesisht Dasho Jaupllarin me 8 vjet dhe Romeo Dapellin me 6 vjet e 8 muaj burgim, te dy banues ne Tirane. Te tre te denuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin grabiten ne shkurt te ketij viti filialin e NBG-se ne Durres nga ku nen kercenimin e armeve moren nje sasi te konsiderueshme parash ne euro, dollare dhe leke.
 

Top Channel