Vazhdon odisea gjyqësore e Kërpit

15/12/2011 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli këtë të enjte moskompetencen për
gjykimin e 53 të pandehurve për ceshtjen e rreth një toni kërp të
bllokuar në fshatin Shkrel në Shkodër.

Cka do te thote se ceshtja më e bujshme e vitit 2005 do të vijojë të qarkullojë nga njëra gjykatë në tjetrën, kësaj radhe në Gjykatën e Lartë të cilës do t’i duhet të shprehet se cilës gjykatë i përket gjykimi i fermerëve të Shkrelit të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Një vit me pare edhe Gjykata e Shkodres hoqi dore nga gjykimi per shkaqe te njejta. Shkak i shpalljes se moskompetences edhe nga Gjykata e Krimeve të Renda ishte leximi gjate kerkeses se gjykimit e nje akuze te re, ate te pjesëmarrjes në organizata të strukturuara kriminale te 53 banoreve te Shkrelit duke sjelle reagimin e mbrojtjes që ka kerkuar kërkuar hetime të reja për akuzën e re.

Ceshtja e Shkrelit qe po endet sa nga njera gjykate ne tjetren, prej 6 vitesh eshte kthyer tashme nje sfidë  per prokurorine per shkak te nje sere procesverbalesh qe flasin per analizat kimike te bimes, te kryera fillimisht ne laboratorin kriminalistik ne Tirane e me tej edhe ne Angli.

Sipas akuzes nga analiza kimike rezulton se sasia e bllokuar nga policia ka perqindje THC mbi kufinjte e lejuar e per rrjedhim ajo eshte kanabis sativa. Por mbrojtja ka paraqitur gjate kesaj beteje 6-vjecare neper shkallet e gjyqesorit analizat e saj te kryera ne Itali ku tregohet se bima eshte ne kufijte e duhur dhe si rezultat ajo eshte kerp industrial, rezultat ky qe mbeshtet edhe nga analizat e mjekesise ligjore.

Top Channel