Korcë, nuk funksionon kanali i Gjancit

15/12/2011 00:00

Qyteti i Korcës duket se edhe për këtë vit do të këtë përmbytje si
pasojë e vërshimit të ujërave të sipërme në bulevardet kryesore të tij.

Problemi, i cili perseritet prej vitesh ka shkatuar edhe perplasje mes Bashkise se Korces dhe Drejtorise se Ujrave. Bashkia dhe Drejtoria e Ujrave largojnë përgjegjësinë për gjendjen që krijohet kur bien shira të vrullshme dhe ujrat e këtij perroi së bashku me plehrat e ndotjet e shumta derdhen ne rruget e bulevardet e Korçës.

Nenkryetari i Bashkise se Korces Sotiraq Filo ka sqaruar se nga ana e bashkise eshte ndermare nje projekt per zgjidhjen e ketij problemi por ai ka mbetur pezull si pasoje e ndertimeve te paligjshme te kryera ne nje prej lagjeve me te reja te qytetit. Nga ana tjeter ai ka hedhur pergjegjesine mbi Drejtorinë e Ujrave per mosfunksionimin e Kanalit te Gjancit, ku duhet të derdhen ujrat e vargmalit të Moraves dhe të kodrave mbi qytet.

Perballe ketij problemi, drejtori i Bordit te Kullimit Pëllumb Tuxhari ka sqaruar se mosfunksionimi i kanalit te Gjancit nuk eshte shkaktar i vershimit te ujrave ne rruget e qytetit.
 

Hedhja e pergjegjesise mes dy institucioneve duket se le menjane interesat e qyteareve te cilet edhe per kete vit do te jene te detyruar te ecin ne bulevardet e permbytur te qytetit.
 

Top Channel