Konferencë mjekësore në Elbasan

15/12/2011 00:00

Në qytetin e Elbasanit është zhvilluar Konferenca e IV Mjekësore Ndërkombëtare e Specialiteteve, e cila do të zgjasë tre ditë.

Organizatorët e kësaj Konference kanë qenë Qendra Spitalore “Xhaferr Kongoli”, Departamenti i Infermierisë, e Këshilli i Qarkut. Mjekë të specialiteteve të ndryshme nga rrethe dhe rajoni kanë shkëmbyer eksperiencat dhe kanë prezantur temat e tyre duke bërë që të rejat shkencore e bashkëkohore të vihen në shërbim të pacentit.
 
Konferenca është përshendetur nga Rektori i Univesitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe Drejtori te Politikave Pëllumb Pipero ku ky i fundit premtoi se nëse Qendra Spitalore “Xhaferr Kongoli”, bëhet Spital Universitar, atëherë Departamenti Infermierisë do të kthehet në Fakultet.

Ndërkaq zevendësministri i Shëndetësisë Albert Gajo ka folur për një sër reformash në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilat do të rrisin përmirësimin e menaxhimit të Spitaleve Rajonale dhe me anë të një kredie të butë do të realizohen disa reforma.

Top Channel