Durrës, rinis riparimi i Rrugës Tregtare

15/12/2011 00:00

Këtë fundviti rruga Tregtare e Durrësit ka nisur të riparohet duke i
dhënë fund shqetësimit të drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve
durrsakë per shkaterrimin e nje prej rrugeve me karakteristike dhe
simbol te qytetit bregdetar.

Kane kaluar vetem 4 vjet nga investimi prej 750 milion lekesh dhe vendin e pllakave do ta zere serish asfalti, me i qendrueshem dhe me ekonomik. Ndermarrja bashkiake e rrugeve ka nisur heqjen e pllakave per te vijuar me asfaltimin e saj.

Investimi i meparshem me pllaka cilesore ne cmim, po jo ne jetegjatesi synoi t’i japë qytetit nje imazh te ri qe te gjeneronte kulturë dhe zhvillim, ne nje prej rrugeve me te frekuentuara nga vendasit dhe turistët. Me nje gjatesi prej 340 metrash rruga është fare pranë portit, shëtitores bregdetare dhe amfiteatrit antik duke krijuar një vijimësi të investimeve të bëra në këto pjesë të qytetit.

E pare nga lart Rruga Tregtare shfaqet në trajtën e një spirance të hedhur mes Adriatikut dhe qytetit, me dy degëzimet e saj. Njëra prej te cilave të çon drejt Portit Detar, ndërsa krahu tjetër drejt Mureve Rrethuese të qytetit të lashtë, shëtitores bregdetare dhe shumë objekteve me vlera historike. Në fund të viteve ’90, Rruga Tregtare u rehabilitua plotësisht me mbështetjen e USAID-it, ekspertët e të cilit vlerësuan pozicionin strategjik të Rrugës dhe ndikimin e saj në zhvillimin e krejt Durrësit.

Kalimi i viteve solli një situatë të re për Rrugën dhe ëndrrat e tregtarëve të saj, të cilët u grupuan në një shoqatë dhe kontribuan me fonde për rigjallërimin e zonës ku zhvillojnë aktivitetin e tyre. Prej dy vjetesh Rruga Tregtare qe funksionon qe nga fillimi i shekullit 20 si nje qender e rendesishme tregtare per Durresin paraqitet ne nje pamje te mjerueshme, ndersa keto dite pritet qe ajo te kthehet serish ne identitetin e disa viteve me pare.

Top Channel