Linjë direkte Tirane-Sarajevë

14/12/2011 00:00

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe homologu i saj boshnjak
deklaruan pas takimit mes tyre se do të nxisin përpjekjet e përbashkëta
rajonale për tërheqjen e financimeve të BE-së për projekte për
Ballkanin.

Numri një i parlamentit boshnjak Becirovic tha se “vendi qe perfaqeson eshte i interesuar per rritjen e marrëdhenieve ekonomike energji, infrastrukture e transport, si dhe vleresoi eksperiencen shqiptare ne keto fusha.

Ai tha se, nje linje direkte fluturimi Tirane-Sarajeve do t’i sherbente afrimit te metejshem te biznesit”. Ndersa Topalli deklaroi se do te ishte shume efikase krijimi i një komisioni të përbashkët ekonomik, i fokusuar ne fusha konkrete të bashkëpunimit në infrastrukturë, energji, bujqësi, turizëm etj.

Top Channel