Durrës, sekuestrohen në port 227 kg drogë

14/12/2011 00:00

227 kilogramë marijuanë janë sekuestruar në portin e Durrësit natën e
kaluar në tentativë për t’u trafikuar drejt shtetit italian.

Rreth orës 03.00 të mëngjesit policia bëri arrestimin në flagrance të drejtuesit të kamionit, shtetasit Besnik Yzeiraj 38 vjec, me banim në zonën e plazhit në Durrës. Në kamionin e drejtuar prej tij u gjet e fshehur sasia e lëndës narkotike.

Burimet te policise bejne te ditur se droga ishte ndare ne 114 pako dhe ishte fshehur ne pjeset e brendshme te kamionit me targa AA 342 BU, i cili po kryente procedurat e imbarkimit ne nje prej trageteve te linjes Durres-Bari. Pas kontrollit, kamioni iu nenshtrua mases se sekuestros bashke me “mallin” e gjetur ne te, nderkohe qe po hetohet per pritesit e ketij malli ne shtetin fqinje, si dhe bashkepunetore te tjere ne kete trafik narkotikesh mes dy vendeve.

Top Channel