Shkodër, prodhimi mbetet stok

13/12/2011 00:00

Fermerët e Postribës të njohur për kultivimin dhe tregtimin e qepës dhe
qepujkës japin alarmin se prodhimi i tyre po qëndron stok.

Ky eshte Gezim Bishaj banor i fshatit Omaraj nje nga prodhuesit me te medhenj te qepujkes ne zonne e Postribes, sic shihet dhe nga pamjet me qindra kuintal prodhim i kane ngelur pa u shitur, ai shprehet se nese shteti nuk favorizon prodhimin vendas dhe nuk rrite takesn e prodhimit qe vjen nga jashte atehere ato do shkojne drejt falimentimit.

Prodhimi dhe tregtimi i qepujkave dhe qepes eshte i vetmi burim jetese per pjesen me te madhe te familjeve ne keto ane. Shume fermere ndihen te kercenuar me situaten e krijuar ndaj dhe te gjithe kerkojne qe shteti te ndjeke nje poltike favorizuese.

Zona e Postribes pervec se eshte nder zonat me prodhuese te qepes ne Shqiperi, por keta fermere me shume se kurre kane nevoje per perkrahje nga shteti.

Top Channel