Pyjet, Mjedisi kontroll kompanive shfrytëzuese

13/12/2011 00:00

Ministria e Mjedisit ka kryer kontrolle në 16 kompanitë që bëjnë biznes me pyjet në mbarë vendin për të parë nga afër performancën e punës së tyre.

Sipas Drejtorit të Pyjeve e Kullotave në Ministri, Arsen Proko nga kontrollet ka rezultuar se disa prej kompanive nuk kanë realizuar detyrat sipas planit të Ministrisë së Mjedisit.

Edhe njësitë vendore janë përfshirë në nismën e ministrisë për shtimin e sipërfaqes pyjore. Sipas Drejtorit të Pyjeve e Kullotave në Ministrinë e Mjedisit, njësiveë vendore u është lënë detyrë që për cdo dru të prerë të mbjellin dy fidanë të rinj.

Sipas të dhënave të Ministrisë për vitin 2011 janë shtuar rreth 6 mijë hektarë sipërfaqe e re. Me fondet e qeverisë turke janë ngritur 2 fidanishte për shtimin e sipërfaqes pyjore.

Ministria e Mjedisit do të nisë zbatimin e një nisme sipas së cilës cdo vit të mbillen 3.5 milionë fidanë të rinj, aq sa është numri i popullsisë në vend,
 

Top Channel