Elbasan, rrëshqitje dherash, bllokohet rruga

13/12/2011 00:00

Reshjet e shiut të orëve të fundit kanë bllokuar aksin Elbasan-Tiranë,
pranë kilometrit të 29. Disa masive të mëdhenj gurësh kanë rënë në
rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Prej disa orësh situata ka mbetur e pandryshuar deri në ardhjen e punonjësve të Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Rrugëve, të cilët kanë bërë të mundur zhbllokimin e aksit nacional.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe patrullat e qarkullimit rrugor, të cilët kanë orentuar lëvizjen e mjeteve. Rruga në fjalë ka qenë e kalueshme vetëm në njërin krah të saj. Qarkullimin e ka vështirësuar mjaft edhe prania mjegullës, sidomos pranë vendit të quajtur ‘Qershitë’ dhe ‘Pranë kryqit’.

Prej disa orësh drejtuesit e mjeteve kanë levizur me një shpejtësi minimale, për të shmangur kështu ndonjë akssident të mundshëm.

Top Channel