Bashkia e Tiranës kontroll tregut

13/12/2011 00:00

Bashkia e Tiranës ka kryer një kontroll në tregun e ish-uzinës Dinamo,
për të verifikuar cmimet e produkteve të shumicës dhe pakicës.

Nënkryetari i bashkisë, Edmond Panariti i shoqëruar nga policia bashkiake dhe zyrtarë të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit u ka kërkuar tregtarëve që të bëjnë transparentë cmimet e produkteve.

Nënkryetari i Bashkisë ka deklaruar se cmimet do të jenë në qendër të kontrolleve që do të kryhen edhe në ditët në vijim pasi Bashkia e Tiranës është e vendosur të mbrojë konsumatorin nga abuzimet me to, sic ka ndodhur cdo fundvit.

Task forcë për cmimet

Konsumatorët shqiptarë ndryshe nga vendet e tjera, përballen me rritje të cmimeve me raste festash. Këtë fundviti tregtarët do të përballen me një task forcë, që do të pengojë rritjen e cmimeve në mënyrë artificiale në ditët e fundit të vitit.

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha eshte takuar me nje perfaqesi te tregtareve te produkteve ushqimore, ku i kerkon bashkepunim per te penguar abuzimin me cmimet.

“Ky sezon, i cili me vete sjell nje konsum te rritur, te sjelle edhe te mirat materiale qe biznesi pret, por te mos kthehet ne nje gjah te padenje, cmimin e te cilit e paguan konsumatori. Gjate tre javeve te ardhshme, kjo agjenci bashke me sherbimet e tjera te bashkise, sherbimi tatimor, Policine Bashkiake dhe sherbimet e tjera qe kemi ketu ne Bashkine e Tiranes do te veprojne ne kuadrin e nje task force, te marre te gjitha masat per te frenuar dhe goditur abuzivizmin me cmimet”, tha Basha.

Por tregtaret nga ana e tyre kane kerkuar disa lehtesira ne infrastrukture, si dhe nderhyrjen ne dogana per te mos mbajtur peng produktet e disa tregtareve duke favorizuar disa te tjere.

“Perseritet fenomeni qe ne shume vite eshte bere nje zhdoganim i diferencuar i mauneve qe vijne ne dogana. Disa maune te disa tregtareve zhdoganohen, disa te tjera vonohen. Pikerisht ky ka qene nje shkak qe ka ndikuar edhe ne rritjen e cmimin. Sidomos kjo ndodh kur maunet vijne pas dates 20, qofte per produktet te konsumit industrial, qofte per produkte te konsumit ushqimor, kryesisht fruta”, thote Murat Klobocishta, kryetar i Unionit te Tregtareve Agro-Ushqimor.

Tregtaret do te kene te afishura cmimet dhe task force e ngritur nga bashkia do te kontrolloje cmimet e afishuara, xhiron ditore, cmimin e produktit me shumice e te tjera per te mos lejuar qe konsumatoret te perballen me cmime te larta.

    

Top Channel