Aksident në Përmet, dy viktima

13/12/2011 00:00

Dy punonjës policie të rrethit të Përmetit kanë humbur jetën të martën në mbrëmje, në aksin Këlcyrë –Përmet, kur automjeti i tyre u përplas me një bordurë anësore në Urën e Veroniqit.

Petrit Lata 43 Vjec dhe Nuri Kërçani 40 vjec, përkatësisht oficer krimesh dhe shef i Policisë në Përmet ishin në krye të detyrës pasi kishin shkuar për kontroll të shërbimeve në Këlcyrë ku dhe funksiononte një pikë kontrolli për kontrollin e personave që mund të lëvizin me armë zjarri, parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike si dhe të aksidenteve rrugore.

Gjatë kthimit për në Komisariatin e Përmetit si pasojë e mjegullës dhe shiut të dendur drejtuesi Lata ka humbur kontrollin e mjetit. Përplasja me bordurën anësore i ka shkaktuar atij vdekjen e mënjëhershme, ndërsa Kërçani vdiq vetëm pak minuta më vonë prej plagëve të rënda në spitalin e Përmetit.

Grupi hetimor ka mbrritur menjehërë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shkaku i daljes nga rruga ishte shiu i dendur dhe mjegulla, ku si pasojë e kufizimit të shikimit dhe lagëshitirës së madhe ndodhi edhe aksidenti.

Top Channel