Elbasan, fluks në Pediatri

12/12/2011 00:00

Në pediatrinë e qytetit të Elbasanit ka patur një fluks pacientesh.
Mjekët shprehen se pranë tyre paraqiten 50-60 raste ne dite me virozat e
stines, në këtë pavion shërbejnë 3 mjekë duke regjistruar një numër
rekord vizitash rreth 150 në ditë.

Një pjesë e fëmijëve qe paraqiten per te marre kete sherbim kanë nevojë për regjim shtrati dhe mjekim më të specializuar. Ndërsa numri më i madh i të prekurve e marrin mjekimin në shtëpi, kundrejt rekomandimeve të mjekëve.

Specialistët shprehen se edhe për një kohë relativisht të gjatë, situata do të mbetet e njejtë dhe risku më i madh i të prekurve janë kryesisht fëmijët nga 0-3 vjeç. Si pasojë e kësaj rekomandohet që prindërit të tregohen të vëmendshëm në kujdesin ndaj vogëlushëve.

Top Channel