“Shqipëria Tjetër”: Tradhëtia e skrapit

12/12/2011 20:55

Për javë me rradhë, azotiku i Fierit iu nënshtrua zhveshjes së tij të plotë, sigurisht nga njerëz të veshur me petkun e pushtetit apo të fshehur pas tentakulave të tij.

Miliona euro që u shitën nga shteti për një grusht kacidhesh pa tender, morën rrugën nga uzina gjigande, në Metalurgjikun e Elbasanit për t’u shkrirë, duke mbyllur qarkun e një fitimi marramendës financiar.

Ajo që “Shqipëria Tjetër”, reportazhi i çdo të hëne në edicionin qëndror të lajmeve servir, është një realitet me dy fytyra, ku njëra palë shtoi zerot në llogaritë bankare, teksa tjetra, siç ndodh rëndom në Shqipëri, rrinte e vështronte varganin e gjatë të makinave që largoheshin ngadalë.

I lene pas si nje germadhe e çatrafilosur, Azotiku eshte kthyer sot ne strehezen ku njerezit e thjeshtë perpiqen te mbledhin çikerrimat qe ka lene pas pushteti i politikës. Nje imazh paralel per se largeti, nje raport i zhdrejte mes politikes e individeve pa pushtet, mes shfrytezimit te pasurive kombetare si prone private, e realitetit te sotem pas te cilit perpiqen te kapen çdo dite dhjetëra e dhjetëra banore te zonave perreth

Nje dore qindarka per te marre fryme, asgje me shume, mes sacrificës fizike e frikes nga rojet e policía qe mund ti godase ne çdo moment, ligji per ta nuk eshte doreleshuar, perkundrazi, eshte edhe me i rrepte.

E megjithate, banoret e zonave perreth vijne ketu çdo dite si nje ushtri e heshtur e mesuar me fatin e ndryshem qe u ka caktuar realiteti shqipetar, ku ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe.

Varferia lundron ngadale pergjate Azotikut, gjigandit te gjymtuar ne hyrje te Fierit ku njerezit kane vershuar per te mbledhur atë çka mbetur, jo per t’u pasuruar si pak te tjere, por thjesht dhe vetëm per te mbijetuar. Gjithçka eshte e veshtire duke patur parasysh qe ne 2 muajt e shkuar, Azotiku iu shkulen ne emer te njerezve te fuqishem nga makinerite e renda ne pavione, tek oxhaqet, platformat metalike, tubat e deri parmaket e shkalleve.
Nga Fieri udhetojme per ne Maliq, qytetin qe dikur embelsonte Shqiperine me sheqerin e tij, e qe sot endet i perhumbur mes veshtiresive sociale, papunesise e varferise. Hija e prapambetjes duket se ka vene perfund qytetarine e Maliqit, qe perballet prej kohesh me nje harrese te çuditshme e aspak normale.

Diku ne periferi te qytetit shtrihet ish-TEC-i i Maliqit, nga fati nje binjak ne distance me Azotikun e Fierit. Per së largu dallohen njerez te shunte qe si nje ushtri milingonash mbledhin hekurishtet e mbetura a te fshehura ne toke për t’i shitur më pas e për të siguruar ato pak te holla që do t’i lejojne te shtyjne ditet.

Te tjeret e kane te veshtire te flasin, druhen, terhiqen, largohen siç thone per te vazhduar perballjen me hallet e tyre, me jeten qe nuk e kane ashtu si ata qe rropen te paret e me duar te medha TEC-in e qytetit te tyre.

Gjithçka duket e shkaterruar, duke marre formen e fytyren e nje relikeje te vjeter te kohes se luftes. i njejti kalvar perseritet çdo dite e çdo ditë pa u ndalur sepse kjo eshte menyra e nje pjese te madhe per te siguruar buken e gojes. TEC–i po zhduket nen historine e vjeter dhe te re te teorise se shkaterrimit permes te ciles nga disa rrembehen llokma te medha parash e ndersa njerezit ne shumice, te drobitur e hallemedhej vrapojne pas tyre per te gjetur e mbledhur gjysme therrimet qe bien pas.

Edhe pse kilometra larg, Azotiku i Fierit, TEC-i i Maliqit, por edhe shume e shume te tjerë kane te gjithë te njejtin fat. Ky eshte realiteti shqiptar me te cilin ndeshen perdite banoret e mjere të ketyre zonave, qe perveç shkaterrimit, askush nuk u flet e nuk u jep një perspektive e shprese zhvillimi, një realitet i dhimbshëm ku keta njerez perpiqen te gjejne mbijetesen ne kuadrin e deformuar e te zhdrejte, ku nje pale ben ligjet e i zbaton sido vete , e pala tjeter terhiqet per te ngritur koken e hapësirat mikroskopike qe i jane lene.

Azotiku i Fierit, TEC i Cerrikut, ai i Maliqit e shume e shume te tjere jane simbolet e vogla te menyres se funksionimit te jetes ne kete vend, ku pushtetet, të majte e të djathte qahen e mermerisin, premtojne e ç’premtojne teksa pasurohen pa ndalim e duke shfrytezuar çfarë të dalë perpara. Kjo eshte Shqiperia ku politika kontrollon gjithçka, edhe vetë, mbijetesen dhe vete jeten.

Top Channel