Mbi 300 fëmijë paraqiten çdo ditë pranë Urgjencës së Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

Mjekët sqarojnë se viroza e kësaj stine shoqërohet me temperaturë, kollë, të vjella dhe diarre. Numri i fëmijëve është i lartë, por specialistët tregojnë se ky numër vizitash është normal për këtë periudhë viti, ku qarkullojnë një sërë virozash.

Ndryshimi i herë pas hershëm i temperaturave ndikon edhe në përhapjen e virozave. Specilalistët e shërbimit metereologjik ushtarak saktësojnë se reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë gjithë javës së ardhshme. Vetëm në datën 14 do të ketë kthjellim të motit i cili do të shoqërohet edhe me ulje të ndjeshme të temperaturave.

“Në datën 14 do të kemi një masë kontinentale me temperatura më të ulëta. Ndërsa pritet sërish mot i paqëndrueshëm nga data 15”, tha meteorologia, Elvira Qilimi.

Metereologët parashikojnë se ditët e festive të fundvitit do të jenë të ftohta. Temperaturat pritet të zbresin disa gradë celcius duke i çuar në parametrat reale të stinës së dimrit.

Top Channel