Aksident në Elbasan, plagoset i mituri

11/12/2011 18:38

Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, ka ndodhur një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri.

Mjeti tip Benz, me targa KO12 80 B, me drejtues Altin Xhixho, 37 vjec nga Korca, ka përplasur të miturin me inicialet I. Kaja, 14 vjec, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri”.

I dëmtuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërkohë që policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit. 

Top Channel