Aksident në “Rrugën e Kombit”

11/12/2011 19:00

Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Milot – Kukës, pikërisht në rrugën e kombit.

Sipas  burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth 100 metra larg kryqëzimit të rrugës se kombit me superstardën Lezhë – Laç.

Një autoveturë me targa të Mirditës goditi dy persona nënë e bijë, ndrësa më pas ka dalë nga rruga.

Të plagosurat janë në spital në gjendje kritike. Një tjetër aksident i ngjashëm ndodhi në fshatin Bradashesh të Elbasanit, kur një mjet goditi një adoleshent duke e plagosur rëndë.

Top Channel