Atentati ndaj kreut të hetimit

10/12/2011 00:00

Pas atentatit me tritol në banesën e zëvendësdrejtorit për hetimin e
krimit, në policinë e Tiranës, kryekomisar Dorian Muca, prokuroria e
Krimeve te Renda e regjistron kete ngjarje te rende per procedim per dy
vepra penale, ate te vrasjes per shkak te cilesive te vecanta te mbetur
ne tentative dhe vrasje e mbetur ne tentative kunder 2 ose me shume
personave.

Lajmi konfirmohet nga burime te sigurta nga grupi i hetimit, te cilat shtuan se ne vijim te hetimeve intensive qe po kryhen per te gjetur autorin apo porositesit qe vendosen tritol ne banesen e zyrtarit te policise, jane shoqeruar mbi 50 persona, ku dita me me fluks shoqerimesh dhe te pyeturish ka qene dita e pare gjate te ciles jane pyetur 42 persona.

Nderkohe gjate ketyre neteve dhjetra banesa, te kontigjenteve kriminale, jane kontrolluar nga policia, kryesisht ne zonen ku ndodhi atentati. Grupi i hetimit pohon se pervec sekuencave filmike te filmuara nga kamera e sigurise, ku tregohet nje person me kapuc ne koke. Foto nga videokamera jane bere publike ne gazeten shqiptarja.com, ne te cilen tregohet personi me kapuc gjate momenteve qe zbret shkallet dhe ndez fitilin, qe ka aktivizuar me pas tritolin e vendosur tek dera e apartamentit të oficerit te policise. Shprese mbetet edhe nga zbardhja e tabulateve telefonike, por qe procedurat e ndjekura ne kete pike nuk behen publike per shkak te sekretit hetimor.

Pas kesaj ngjarjeje ka reaguar edhe Sindikata e Punonjesve te Policise se Shtetit e cila kerkon nga strukturat me te larta te zbulojne dhe arrestojne sa me shpejte atentatorin. Ne total, gjate 20 viteve te fundit jane 240 punonjes policie kane dhene jeten ne sherbim te komunitetit.

Top Channel