Gjirokastër, vidhen ikonat e kishës së Shën Nikollës

09/12/2011 00:00

Kisha e Shën Nikollës një vepër e rrallë e artit të hershëm kishtar
bizantin e vendosur në skajin e fshatit Saraqinishtë  përballë
Gjirokastrës është rrënuar plotësisht prej vjedhjeve të panumërta të 5
viteve të fundit.

Dhunimi i fundit i kishës ndodhi këtë verë duke zhdukur cdo objekt me vlerë brenda saj.  Monumenti i ndërtuar gjatë shek XVII ruan sot në një gjendje të mjeruar vetëm pjesën e afreskëve që mbulojnë kupolën kryesore dhe muret anësore. Banorët e fshatit thonë se nuk kanë mundur ta mbrojnë dot kishën prej vjedhjeve.

Kisha me vlera të rralla arkitekturore, piktura murale të gjalla kishte një fond prej 74 ikonash dhe eshte nje monument kulture qe mbrohet nga shteti, por ai eshte lene pas dore si kjo tabele e ndryshkur.

Banorët thonë se vetëm 5 ikonat e mëdha të kishës kanë qenë gati një metër të larta dhe peshonin seicila mbi 80 km. Pjesë të tyre janë gjendur prej banorëve të hedhura në një përrua , mesa duket prej pamundësisë për ti transportuar më tëj.

Top Channel