DPB, rehabilitimi i të dënuarve

09/12/2011 00:00

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në kuadër të ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe me qëllim rehabilitimin e të dënuarve, ka zhvilluar një aktivitet me temë ‘Përtej pendimit’.

Ne aktivitete, ku ishin ekspozuar punime artistike të realizuara nga vetë të dënuarit ishin të pranishëm zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtori i Përgjitshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra. Ky i fundit në fjalë e tij e vuri theksin në qëllimin kryesor të administratës së burgjeve, që është rehabilitmi dhe riaftësimi i të dënuarve, në mënyrë që kur të përfundojnë dënimin të nisin një jetë të re.

Më pas u shfaq një dokumentar, që pasqyronte ndryshimin e institucioneve shqiptare të vuajtjes së dënimit ndër vite.

Top Channel