Sulmohet nëndrejtori i policisë

08/12/2011 00:00

Të pakten 400 gramë lëndë eksplozive u vendos në derën e banesës së
nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muca, rreth ores 3.30 minuta
të mëngjesit të së enjtes.

Sasia e konsiderueshme shpërtheu duke shkatërruar plotësisht hyrjen e numrit dy të policisë së kryeqytetit, por per fat te mire pa deme ne njerez. Sipas te dhenave paraprake, policia beri te ditur se kamerat e rruges, kane arritur te regjistrojne veprimet e atentatorit, i cili ka qene i vetem, ne kryerjen e ketij akti te rende.

Duke u bazuar ne proven e vetme qe ka ne dispozicion per momentin, policia, atetntatori ka qene i maskuar dhe fytyrza e tij nuk shquhet. Ai ka levizur lirshem drejt pallatit ku banon familjes Muca në lagjen pranë Parkut të Autobusave në rrugën ‘Frosina Plaku’, dhe me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Pak minuta pas vendosjes se eksplozivit eshte kryer edhe shperthimi. Policia e ka konsideruar shperthimin te lidhur me detyren e Dorian Muces, i cili mbulon sektorin e  hetimin dhe parandalimin te krimit per qarkun e Tiranes. Zyrtarisht policia e kryeqytetit thote se po kryhen hetime intensive per identifikimin e asutoprit te kesaj ngjarjeje, duke u bazuar ne te dhenat fizike te tij qe shquhen lehtesisht nga kaseta qe ka rregjistruar levizjet ne rruge te tij si edhe hyrjen ne pallat.

Shperthimi ka shkaktuar demtime edhe ne banesat e tjera te katit te gjashte ku banon kryekomisar Muca. Pothuajse te gjitha dyert e apartamenteve te fqinjeve te tij jane shkaterruar. Kreu i policise kunder Krimeve ne Tirane, banonte me bashkeshorten dhe dy femijet, te cilet kane mbetur te shokuar nga ngjarja.

Nishani e Burgaj takim me vartësit

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani shoqëruar nga zëvendësministri Avenir Peka dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj kane zhvilluar ne mesdite ne Drejtorin e Policisë së Tiranës, një me grupin e hetimit në lidhje me shpërthimin në apartamentin e zëvendësdrejtorit të policisë së Tiranës, Dorian Muca.

Ndonese ne lidhje me kete takim nuk pati asnje komunikim zyrtar per mediat, burimet e Top News u shprehen se ministri Nishani u njoh me detaje te ngjarjes dhe pikat kryesore ku eshte orientuar hetimi. Te njejtat burime u shprehen se nje grup ekspertesh jane duke krijuar identikitin e personit qe shfaqet ne regjistrimin e kameras se sigurise duke vendosur lenden shperthyese ne deren e apartamentit te Dorian Muces.

Gjithashtu behet e ditur se jane shoqeruar dhe pyetur mbi 15 persona, por deri me tani nuk konfirmohet identiteti i ndonje personi konkret i dyshuar per kete ngjarje kriminale.

Top Channel