Edukimi ndaj drogës, sensibilizim në shkolla

07/12/2011 00:00

Edukimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë, është qëllimi i programit të
nisur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me shtetin e
Neë Jersey-t në SHBA dhe ICITAP.

Ky program vjen, pas nje vleresimi te situates se perdoruesve te drogave ne Tirane dhe synon ne pregatitjen dhe formimin e femijeve te moshave 12-13-vjeçare, te cilet kur te perballen me fenoment negative te duhanit, alkoolit, marijuhanes etj, te jene ne gjendje t`i thone “Jo drogave dhe substancave tetjera te  rrezikshme”.
Programi ka filluar te zhvillohet sipas nje grafiku te miratuar nga data 05 Dhjetor dhe do te vazhdoje te zhvillohet deri ne date 15 Dhjetor 2011, ne 40 shkolla 9-vjeçare te qytetit te Tiranes ne te gjitha klasat e 6-ta.

Grupet mesimdhenese perbehen nga dy punonjes policie dhe një mesues, te cilet se bashku do te japin instruksione mbi drogat dhe substancat e tjera te rrezikshme. Ky program, synon qe te implementohet ne te gjitha shkollat 9-vjeçare te Tiranes dhe me pas eksperienca e fituara te transmohet ne bashkepunim edhe me drejtorite arsimore ne te gjitha shkollat 9-vjecare te vendit.

Top Channel