Vrasja në Fier, kapet i dyshuari

06/12/2011 00:00

Policia e Fierit thote se ka zbardhur vrasjen e një ndërtuesi në Tirane, ndodhur në daten 1 dhjetor.

Mbremjen e se henes eshte arrestuar shtetasi Agim Skender Hyka 23 vjec banues ne fshatin Povelçe te rrethit Fier. Ndalimi i ketij shtetasi u be per arsye se, ne bashkepunim me persona te tjere, pasditen e dates 1 dhjetor ne lagjen ’16 Prilli’ te qytetit te Fierit dhe konkretisht perballe Hotel “Vjoses”,  dyshohet se ka vrare me arme zjarri shtetasin, Spartak Spaho, 42 vjec, banues ne Fier, si dhe nga te shtenat e armeve jane plagosur dy kalimtare te rastit.

I arrestuari akuzohet per vepren penale ‘Vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit’. Burime nga policia thone se vrasja ka motive hakmarrje te cilat duket se kane nisur me nje rrembim personin e me pas vrasje.

Viktima Spaho, është i njohur si sipërmarrës në biznesin e ndërtimeve.

Ndërsa dy kalimtarët e plagosur, të cilët nga hetimet paraprake rezultoi të mos kishin lidhje me ngjarjen, janë Leonard Tole dhe Dritan Yzeiri. Pas ndihmës së parë që ata kanë marrë në spitalin e Fierit, ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën.

Mësohet se autorët e atentatit kanë qenë në një autoveturë me ngjyrë të errët dhe kanë qenë në vrojtim të lëvizjeve të viktimës së tyre. Nga burime të gazetës, është mësuar se 42-vjeçari është drejtuar për të hipur në autoveturën e tij, kur është qëlluar nga breshëria e të paktën 13 predhave të armës automatike. Një pjesë e predhave kanë qëlluar në kokë 42-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, duke humbur gjurmët. Nga burime konfidenciale të policisë mësohet se autorët kanë qenë të maskuar në momentin kur kanë shkrehur armët mbi 42-vjeçarin Spaho.

Precedenti

Spartak Spaho ka qenë i hetuar nga policia për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim me dy persona të tjerë. Ai ka qenë person i shpallur në kërkim nga policia për këtë vepër penale.

Por edhe pas akuzës së ngritur nga Prokuroria e Rrethit Fier, Gjykata e ka pushuar akuzën ndaj tij, duke i quajtur të pamjaftueshme provat e depozituara prej prokurorisë. Pas pushimit të akuzës, për më shumë se një vit ai ka qarkulluar lirshëm në qytetin e Fierit, duke drejtuar biznesin e tij. Sipas burimeve të policisë, nuk mendohet që vrasja të ketë ndodhur për ndonjë prishje pazari në trafiqe të narkotikëve.

Top Channel