Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari, është takuar atje me personalitetet më të larta shtetërore, duke patur në fokus të takimeve bashkëpunimin ekonomik, rritjen e investimeve dhe promovimin e imazhit tw Shqipërisë.

Duke u pajtuar me idene se pavarësisht se eshte një vend i vogël, Shqiperia ofron potenciale dhe mundesi të mëdha për investime, kryeministri Orban i propozoi Zonjës Topalli ngritjen e një Komisioni të përbashkët ekonomik.

Prioriteti i ketij komisioni do te jetë fokusimi tek investimet në infrastrukturë, bujqësi dhe në fushën e turizmit.

Kryeministri Orban shprehu bindjen se në këto momente krize në Eurozonë, zgjidhja më e mirë është hapja dhe jo mbyllja e Bashkimit Europian.

Sipas Kryeministrit Hungarez, mënyra më e mirë e forcimit të Europës është pranimi i Shqipërise si vend anetar, pasi, në gjykimin e tij, kjo nuk është vetëm një ëndërr e shqiptarëve, por është një nevojë e vetë Europës.

”Mënyra më e mirë që të forcojmë Europën është të pranojmë Shqipërinë si pjesë e Bashkimit Europian, sepse Europa nuk është e fortë sa ç’duhet tani. Nëse dëshirojmë të bëhemi më të fortë si Bashkim Europian, kemi nevojë për shtete të reja, forca të reja, motivim te ri, kombe të reja. E gjithë kjo është e mirë për Bashkimin Europian”, u shpreh Kryeministri Orban.

Mes Shqiperise dhe Hungarise ekzistojne marredhenie te hershme miqesie, ndersa viti i ardhshem shenon 90-vjetorin e marredhenieve diplomatike mes dy vendeve.

Duke qene se kjo ngjarje perkon me 100-vjetorin e pavaresise se Shqiperise, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka rene dakort me kryeministrin Orban dhe me Presidentin e Hungarise, Pal Shmit, të organizojne evenimente te perbashketa, te cilat do te shenojne edhe nje moment te rendesishem per promovimin e imazhit te Shqiperise.

Presidenti Hungarez, i cili përpara kësaj detyre ka mbajtur postin e kryetarit të Parlamentit të Hungarisë, pranoi ftesen e zonjes Topalli për të qenë në Tiranë në 28 nëntorin e ardhshëm, ditë që do të shenoje edhe piken kulmore te festimeve per 100-vjetorin e pavaresise.

Top Channel