Korcë, prezantohet konsulli i ri grek

06/12/2011 00:00

Konsulli grek në Korcë, Janis Pedhiosis ka zhvilluar takimin e tij të
parë me kryetarin e qarkut të Korcës, duke shënuar kështu edhe daljen e
parë publike pas mandatimit të tij në krye të kësaj përfaqësie
diplomatike.

Ne kete takim kortezie diplomati i ri ka shprehur vleresimin per marredheniet mes dy popujve duke theksuar se perpjekjet e tij do te perqendrohen pikerisht tek forcimi i metejshem i lidhjeve te ndersjellta mes dy vendeve.

Edhe pse sipas drejtuesit te ri te konsullates greke lidhjet mes Shqiperise dhe Greqise jane teper te forta ai nuk ka preferuar te flase per probleme te tjera duke u shprehur se nuk e kishte menduar prezencen e mediave ne kete takim njohje me kreun e qarkut.

Pavaresisht mandatimit te tij per here te pare ne konsullaten e Korces Pedhiosis nuk ka hezituar as te permende eksperiencen e gjate diplomatike ne vendin tone. Ai ka pohuar se fillimisht eshte njohur me Shqiperine ne vitin 1997 ku ka qene ne Ambasaden Greke ne Tirane dhe me tej ne vitin 1999 eshte emeruar konsull i pergjithshem ne qytetin e Gjirokastres ku ka qendruar per 3 vjet.

Top Channel