Durrës, zbulohen predhat e Luftës II Botërore

06/12/2011 15:45

Gjatë punimeve për ndërtimin e një pallati të ri në qytetin e Durrësit, punëtorët kanë zbuluar aksidentalisht dy predhave luftarake.

Predhat janë gjetur gjatë hapjes së themeleve dhe mendohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje duke izoluar zonën. Në një perimetër të gjërë, uniformat blu kanë bllokuar lëvizjen e njerëzve me frikën se predhat mund të plasin.

Pas marrjes së masave të para, të sigurimit të jetës së banorëve përreth dhe shpërnguljes së punëtorëve, është kërkuar ndihma e ekspertëve xhenierë.

Top Channel