Shefi i CEZ, pagë 66 mijë euro

05/12/2011 00:00

Deputeti i Partisë Socialiste, ish-drejtor i Përgjithshëm i KESH-it,
Andis Harasani denoncoi në Kuvend pagat e larta që marrin drejtuesit e
kompanisë CEZ, një pjesë e aksioneve të së cilës i përket ende publikut.

“Drejtori paguhet 66 mije euro ne muaj. Dua te di kush e paguan kete fature dhe a paguan tatim fitimi?”, tha Harasani.

Denoncimi i zotit Harasani vjen pak ditë pasi Enti Rregullator i Energjisë, të marrë vendimin për cmimet e reja të energjisë. Zoti Harasani hedh dyshime se pagat marramendëse që CEZ paguan për drejtuesit e saj i paraqiten Entit si zëra kostoje per te kerkuar rritje të cmimit të energjisë.

“Jane 9 vete dhe rroga qe ata marrin eshte 375 mije euro ne muaj, 4 milione ne vit.A paguhet tatim per keto paga dhe a i kane futur keto investime tek kerkesa qe kam bere prane ERT-se””, tha Harasani.

CEZ Albania është kompania që ka monopolin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shqipëri dhe zotërohet 76 për qind nga kompania ceke CEZ dhe 24 për qind nga qeveria shqiptare.  

Reagon CEZ, paga 1 mijë euro

Menjëherë pas deklaratave të deputetit socialist Harasani ka reaguar kompania CEZ. Shoqëria që kontrollon shpërndarjen e energjisë elektrike në Shqipëri, deklaroi se shifrat e përmendura nga deputeti socialist nuk përkojnë me realitetin.

CEZ thotë se dega shqiptare e kompanisë paguan aktualisht vetëm 3 menaxherë të huaj me pagë 1 mijë euro në muaj, që janë dhe anëtarë të bordit drejtues. Pjesa tjetër e pagave për këta menaxherë thote CEZ paguhet nga kompania mëmë në Ceki dhe nuk prekin financat e CEZ-Shpërndarja në Shqipëri.

Top Channel