Fajon: Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë

05/12/2011 00:00

Pastrimi i plehrave në Shqiperi zë vend të posacëm në axhendën e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon.

Gjate vizites zyrtare ne Tirane, ne kuader te takimit te 4-t nderparlamentar, ajo do te mbeshtese dhe projektin e levizjes qytetare per pastrimin e vendit brenda nje dite.

“Sic dihet, me disa europarlamentare, ne do te vijme per takimin e rregullt nderparlamentar dhe me sa di une, Shqiperia po mundohet te jete pjese e veprimtarise boterore ‘Te pastrojme vendin tone brenda nje dite’. Nje gje e tille eshte kryer ne Slloveni dhe aksioni ishte i mjaft i sukseshem. Te gjithe qytetaret mundohen te angazhohen per te pastruar vendin qytetet, fshatrat e rruget tona. Mendoj se eshte nje ide shume e mire edhe per Shqiperine. Do te mundohem ta mbeshtes kete ide gjate zhvillimeve ne Tirane dhe shpresoj qe qytetaret shqiptare do te marrin persiper mjaft pergjegjesi per te pastruar vertet vendin e tyre ne nje dite”, thotë Fajon.
 
Ne mes te Prillit te kaluar, Shqiperia u angazhua ne konferencen rajonale “Te pastrojme Ballkanin ne nje dite”. Levizja boterore njofton se me 24 mars 2012 mbi 300 milione vullnetare ne 100 shtete te ndryshme do te angazhohen per te pastruar vendin e tyre nga plehrat. Mesatarisht vleresohet se cdo individ shkakton 1.5 kg mbeturina ne dite, por kjo shifer varion nga 1kg/dite per vendet e varfera ne 3 kg per person ne dite tek vendet e zhvilluara.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel