Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për vizitë dy ditore në Maqedoni. Rama gjatë ditës së diel në Shkup, takoi kryetarin e partisë opozitare maqedonase atë të LSDM-së Branko Cërvenkovski.

Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për situalën aktuale në dy vendet si dhe për përparimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë drejt drejtë BE-së.

Rama dhe Cërvenkovski kanë konstatuar se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë të mira, me mundësi avancimi të vazhdueshëm.

Pas këtij takimi, gjatë pasdites në Teatrin për fëmijë në Shkup, është paraparë që Rama të bëjë promovimin e librit të tij ‘Kurban’.

Të hënën lideri socialist vazhdon vizitën në Tetovë, ku do të zhvillojë takime me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me atë të PDSH-së Menduh Thaci. Rama edhe në Tetovë do të bëjë promovimin e librit “Kurbani”.

Top Channel